Evrim Kaşıkçı takohet me artdashësit shkodranë përmes koncertit “Trio Ballkanike”

Yazıcı-dostu sürüm

Më 11 maj 2018, ditën e premte, emri i rëndësishëm i muzikës ballkanike dhe rumeli; Evrim Kaşıkçı u takua me artdashësit shkodranë përmes koncertit “Trio Ballkanike”, të organizuar nga Instituti Yunus Emre Shkodër.

Zv. Ambasadori  i Republikës së Turqisë në Tiranë Z. Sinan Cem Baş në fjalën e tij të hapjes theksoi se Evrim KAŞIKÇI është një emër me shumë vlerë përsa i përket përpjekjeve të tij për të mbajtur të gjalla dhe për t’i bërë të dashura këngët popullore të Ballkanit dhe veprimtarive të tij me anë të të cilave mundëson takimin e kulturave.

Drejtori i Institutit Yunus Emre Shkodër Z. Zafer KIYICI shprehu kënaqësinë që ndjen nga shërbimi që i dhurohet ringjalljes së muzikës ballkanike dhe turke përmes këtyre aktiviteteve që mundësojnë takimin e kulturave. 

Pas fjalimeve, dalja në skenë e Evrim Kaşıkçı u prit me shumë interes dhe duartrokitje nga shkodranët. Evrim Kaşıkçı, i cili ka realizuar mjaft koncerte me qëllim promovimin e kulturës popullore turke në shumë organizime ndërkombëtare; performoi vepra të rëndësishme të repertorit turk si: “Osman Aga”, “Telli Turna”, “Çadırımın Üstüne”. Krahas tyre performoi edhe këngën “Brenda në Çanakala” në turqisht dhe shqip.

Koncerti i realizuar me kontributin e BKT dhe Dhomës së Tregëtisë dhe Industrisë Shqipëri-Turqi përfundoi me dhurata dhe fotografime.