Ekspozitë dhe Bisedë mbi Artin Tez’hip dhe Miniaturë

Yazıcı-dostu sürüm

Më datë 17 maj 2019 u realizua biseda në të cilën artistja e Tez’hip dhe Miniaturës, Gözde Kıyıcı  shpjegoi imtësitë e një prej arteve zbukuruese tez’hip dhe miniaturë  si dhe hapja e ekspozitës me vepra të përzgjedhura.

Në program morën pjesë Dekania e Fakultetit të Shkencave Shoqësore Prof.dr. Mimoza Priku, Përgjegjësja e Departamentit të Romanistikës pranë Fakultetit të Gjuhëve të Huaja Prof.as.dr. Eliana Laçej, pedagogë, artdashës dhe studentë

Drejtori i Institutit Yunus  Emre Shkodër Zafer Kıyıcı në fjalën e tij u shpreh: “Falenderoj Gözde Kıyıcı për realizimin e këtij programi të jashtëzakonshëm dhe mundësinë që krijoi për të takuar veprat e saj me artdashësit.”

Gjatë bisedës, duke i pasqyruar me pamje të ndryshme u përshkruan gjerësisht për pjesëmarrësit historiku, materialet, stilet, mënyrat e përdorimit dhe teknikat e arteve tez’hip dhe miniaturë. Më pas u hap ekspozita “Tez’hip dhe Miniaturë”, e përbërë nga vepra të artistes Gözde Kıyıcı.

Në program u dha informacion mbi hollësitë e artit tez’hip dhe miniaturë. Më pas u hap ekspozita “Tez’hip dhe Miniaturë”, e përbërë nga vepra të artistes Gözde Kıyıcı . Në ekspozitë bënin pjesë vepra të përgatitura me teknikat e stilit të shek. XVI siç janë “halkar”, “tez’hip i drejtë” dhe “tarama”. Ndërsa veprat miniaturë ishin të teknikës klasike të përgatitura me ndikime të periudhës së fundit.   Ekspozita do të mirëpresë vizitorët gjatë muajit të Ramazanit në sallën e ekspozitave të Institutit Yunus Emre Shkodër.