Dita Evropiane e Gjuhëve u festua në Shkodër

Yazıcı-dostu sürüm

Fjalët e hapjes në aktivitetin ku morën pjesë dekane të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, pedagogë, drejtues të shkollave dhe nxënës; u mbajtën nga drejtori i Institutit Yunus Emre Shkodër Zafer Kıyıcı, Zv. Dekane e Fakultetit Ekonomik Prof.as.dr. Albana Boriçi, Dekane e Fakltetit të Gjuhëve të Huaja Prof.as.dr. Alma Hafizi, Dekane e Fakultetit të Shkencave Shoqërore Prof.as.dr. Mimoza Priku dhe Pedagoge e Fakultetit Ekonomik Prof.as.dr. Mirjam Dibra.

Në fjalën e tij ku theksoi se promovimi i gjuhës turke është ndër misionet e Institutit, drejtori i Institutit Yunus Emre Shkodër Zafer Kıyıcı u shpreh se që nga themelimi i Institutit Yunus Emre në Shkodër deri më sot është realizuar mësimdhënie e gjuhës turke për 1024 kursantë, rrugëtim ky që do të vazhdojë.

Zv. Dekania e Fakultetit Ekonomik Prof.as.dr. Albana Boriçi, duke theksuar kënaqësinë që dhuron vazhdimësia e bashkëpunimit 2 vjeçar përmes aktiviteteve të realizuara bashkarisht, u ndal në ndikimin pozitiv të turqishtes tek studentët. 

Dekania e Fakltetit të Gjuhëve të Huaja Prof.as.dr. Alma Hafizi, me përfshierjen e lëndës “Gjuha dhe Qytetërimi Turk” në kurrikulën mësimore dhe me përzgjedhjen e kësaj lënde nga studentët, uroi për hapjen e departamentit të Turkologjisë në Fakultet.

Ndërkohë që Dekania e Fakultetit të Shkencave Shoqërore Prof.as.dr. Mimoza Priku, foli mbi vazhdimësinë që ka ndjekja e lëndës së turqishtes si lëndë me zgjedhje në Fakultet duke u shprehur që ky bashkëpunim duhet të vazhdojë edhe në fusha të ndryshme, pedagogia e Fakultetit Ekonomik Prof.as.dr. Mirjam Dibra, foli mbi bashkëpunimin e Institutit me Fakultetin Ekonomik duke shpjeguar gjithashtu për dëgjuesit dashurinë ndajTurqisë dhe  turqishtes të vajzës së saj të ndjerë Edita Muça dhe kujtimet e saj gjatë vitetve të studimit në Turqi duke përmbyllur njëkohësisht programin.

Pas fjalëve të hapjes, aktivitetet promovuese për Turqinë dhe turqishten vazhduan gjatë gjithë ditës.