Bisedat e artit dhe kulturës në Institutin “Yunus Emre” Shkodër me Z. Şeref MALKOÇ

Yazıcı-dostu sürüm

I ftuar i këtij muaji në aktivitetin e organizuar në kuadër të bisedave të artit dhe kulturës në Institutin Yunus Emre ishte kryetari i auditit publik dhe kryekëshilltari i Presidencës së Republikës Turke Z. Şeref MALKOÇ.

Referimi me temë “Zhvillimet e kohëve të fundit në Turqi, reflektimi i tyre në Europë dhe Ballkan” u mbajt më datë 8 prill 2017 në sallën e konferencave të Institutit “Yunus Emre” Shkodër.

Në aktivitet morën pjesë zëvendës Myftiu i Shkodrës Z. Arben Halluni, kryetari i Shoqatës “Istanbul” Z. Ridvan Seferaj, akademikë, përfaqësues të organizatave joqeveritare, përfaqësues të mediave lokale e kombëtare si dhe shumë të ftuar të tjerë.