5 Dhjetor Ditës Ndërkombëtare të Kafesë Turke
Shkodranët u gostitën me kafe turke, me rastin e “5 Dhjetor Ditës Ndërkombëtare të Kafesë Turke”
Aktiviteti ku u promovua kafeja turke, e cila zë vend në listën e UNESCO si “Trashëgimi Kulturore jo materiale e Njerëzimit” i mblodhi bashkë të apasionuarit e kafesë.
Në aktivitetin e organizuar në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër morën pjesë Prefektja e Qarkut Shkodër znj. Majlinda Angoni, Zv. Kryetarja e Bashkisë Shkodër znj. Emilia Koliqi, Kryetarja e Këshillit Bashkiak Shkodër znj. Brisela Truma Kadia, Drejtuesja e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Shkodër znj. Besara Podgorica, akademikë, artistë, studentë dhe shumë qytetarë të Shkodrës.
Në aktivitetin e realizuar në një nga rrugët më të frekuentuara siç është Pedonalja, u shkëmbyen biseda të këndshme mbi “Kafeja turke e ka hatrin 40 vjet”.
Në aktivitetin e kafesë turke ku u promovuan teknikat e posaçme të pjekjes dhe traditës së saj, nuk mungoi vëmendja dhe interesimi i përfaqësuesëve të medias.