Vizita “Urë Akademike nga Shkodra në Edirne”

Yazıcı-dostu sürüm

Në periudhën 28 maj- 02  qershor 2018, si bashkëpunim i Institutit Yunus Emre Shkodër dhe Universitetit të Edirnesë “Trakya”, u organizua një shëtitje akademike. Në shëtitje morën pjesë një ekip prej 27 vetash, i përbërë nga studentë që përzgjodhën gjuhën turke si lëndë me zgjedhje dhe pedagogë të departamenteve Turizëm, Administrim-Biznes dhe Financë-Kontabilitet të Fakultetit Ekonomik, të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Në kuadër të programit mjaft intensiv akademik shëtitor, gjatë 6 ditëve u realizuan takime mes studentësh dhe pedagogësh në Universitetin e Edirnesë “Trakya”, mësim praktike për studentët lidhur me departamentet e tyre respektive, aktivitete kulturore dhe një shëtitje një ditore në Stamboll.

Në kuadër të programit, Rektori i Universitetit të Edirnesë “Trakya”, Prof.dr. Erhan Tabakoğlu, mirëpriti vizitën e studentëve dhe pedagogëve të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, drejtuar autoritetit të tij. Pas takimit dhe bisedës me miqtë nga Shkodra, në shenjë kujtimi, Tabakoğlu realizoi një fotografim së bashku me studentët dhe pedagogët.