U realizua në Shkodër shfaqja e filmit “Fol Sa Yt Shoq”

Yazıcı-dostu sürüm

Instituti “Yunus Emre” Shkodër, më datë 30 mars, ditën e premte takoi me kinemadashësit shkodranë filmin “Fol sa yt shoq” në kinema “Millennium”.

Regjizurën e filmit në zhanrin komedi romantike “Fol sa yt shoq”, të përshtatur nga romani me të njëjtin titull dhe me shumë shitje i Şebnem Burcuoğlu, e realizoi Kıvanç Baruönü. Filmi me role të aktorëve të mirënjohur si: Ezgi Mola, Murat Yıldırım, Nevra Serezli, Ebru Cündübeyoğlu, Begüm Öner mblodhi shumë pëlqime nga shkodranët.

Pas shfqajes së filmit, të pranishmit ndanë entuziazmin dhe atmosferën e përjetuar nga ndjekja e një filmi me shumë të qeshura duke shprehur gjithashtu emocionet dhe padurimin për shfaqjet  e reja të filmave në vijim.

Në kuadër të promovimit të kinematografisë turke, Instituti “Yunus Emre” Shkodër në bashkëpunim me Kinema “Millennium” Shkodër edhe këtë vit do të vazhdojë të shfaqë për audiencën shkodrane filma të susksesshëm turk. Filmi i radhës do të shfaqet më datë 23 prill 2018.