U promovua në Shkodër “Shkolla Verore e Turqishtes”

Yazıcı-dostu sürüm

Instituti Yunus Emre Shkodër, organizoi ditën e martë, më datë 20 shkurt, një seri aktivitetesh.

Programi, i cili përbëhej nga promovimi i “Shkollës Verore të Turqishtes” për vitin 2018, shpërndarja e çertifikatave për nxënësit që pasqyruan sukses në kurset e gjuhës turke dhe recitali i muzikës klasike turke që shoqëroi hapjen e ekspozitës fotografike të shkollës verore; u realizua me një pjesëmarrje të dendur.

Programi filloi me prezantimin e Institutit Yunus Emre dhe vijoi me prezantimin informues të projektit të shkollës verore. Pas fjalës së mbajtur nga Zv. Dekane e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Prof.as.dr. Albana BORIÇI, nxënësit pjesëmarrës në Shkollën Verore 2017; Qamil SOKOLI dhe Erion HALLUNEJ ndanë me të pranishmit përshtypjet dhe përvojat e fituara gjatë shkollës verore.

Pas mbledhjes së promovimit të shkollës verore u realizua shpërndarja e çertifikatave për 26 nxënës që pasqyruan sukses në kurset e gjuhës turke të zhvilluara në Institutin Yunus Emre Shkodër gjatë semestrit Vjeshtë 2017.

Pas ceremonisë së shpërndarjes së çertifikatave, në shoqëri të tingujve të recitalit të muzikës klasike turke u realizua hapja e ekspozitës fotografike të shkollës verore. Programi, i cili mblodhi interes të gjerë nga media dhe populli shkodran, përfundoi me fotografime të shumta.