U hap në Shkodër Ekspozita e Gravurës e Süleyman Saim Tekcan

Yazıcı-dostu sürüm

 

Ekspozita e Gravurës e artistit turk të mirënjohur në mbarë botën Prof. Süleyman Saim Tekcan, në bashkëpunimin e Institutit Junus Emre Shkodër dhe Galerisë së Arteve-Bashkia Shkodër duke nisur nga data 13 Qershor  do të jetë e hapur në sallën e Galerisë së Arteve në Shkodër.

Përzgjedhja e 37 veprave në gravurë e Süleyman Saim Tekcan me tematikë ndërthimin e kuajve me kaligrafinë osmane e titulluar “Dedikuar Kalit”, deri me datë 17 Qershor do të mund të takohet me të gjithë artdashësit në Galerinë e Arteve Shkodër. 

Pas fjalëve falenderuese dhe përshëndetëse të drejtorit të Institutit Junus Emre Shkodër, Z. Ömer Osman Demirbaş, gjatë fjalimit të tij artisti Süleyman Saim Tekcan lidhur me përdorimin e motiveve të kalit në vepër, shprehi se kali për të paraqitet si një kafshë mitologjike dhe legjendare duke theksuar se zinte një vend të veçantë në shoqërinë turke dhe se në të kaluarën ka qenë simbol i transmetimit të kulturës.

Në fjalën e tij Ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë Z. Hidayet Bayraktar duke  përmendur nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve ndërshtetërore në çdo fushë theksoi vendin e konsiderueshëm që zë marrëdhënia nga afër kulturore mes Turqisë dhe Shqipërisë.

Në ekspozitë morën pjesë: drejtori i Galerisë së Arteve Shkodër Z. Artan Draçini, përgjegjësja e zyrës së kulturës në Bashkinë Shkodër Znj. Bruna Keçi, drejtori i bibliotekës së qytetit Z. Gjovalin Çuni, pedagoge e departamentit të artit pamor pranë Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” Prof.as Ikbale Kalaja Bushati, Kryetari i Instituti të Albanologjisë Prof.Dr. Tomor Osmani, drejtorja e Postës Shqiptare Estela Nika, artistë, piktorë, skulptorë të shquar të qytetit si dhe mjaft artdashës.