U festua në Shkodër “8 Marsi - Dita Ndërkombëtare e Gruas”

Yazıcı-dostu sürüm

Me rastin e “8 Mars-Dita Ndërkombëtare e Gruas” Instituti Yunus Emre (IYE) Shkodër organizoi aktivitete në pedonalen e qytetit dhe në sallën e konferencave të Institutit.

Aktivitetet që filluan me atelienë e Ebrusë të organizuar në pedonalen e qytetit të Shkodrës mblodhën shumë interes. Në aktivitetin e ateliesë që zgjati katër orë, grave shkodrane iu dha mundësia të eksperimentonin mbi artin e Ebrusë dhe iu dhurua atyre Ebru me motiv trëndafilin.

Një tjetër aktivitet që vijoi me programin e bisedës u realizua në IYE Shkodër. Fjala e hapjes së programit në të cilin morën pjesë koordinatori për Shqipërinë i Fondacionit “Maarif” dhe bashkëshortja e tij, Dekania e Fakultetit të Shkencave Natyrore të Universitetit “Luigj Gurakuqi” Prof.dr. Suzana GOLEMI; u mbajt nga drejtori i IYE Shkodër Zafer KIYICI. Kıyıcı në fjalën e tij u shpreh duke thënë se: “8 marsi nuk duhet parë vetëm si një kujtesë që i bëhet grave një herë në vit por si një objektiv dhe mundësi për diskutimin e problemeve të tyre deri në zgjidhje.” Ai foli gjithashtu edhe për vlerën që kombi turk i kushton gruas.

Pas fjaljes së hapjes, bashkëshortja e drejtorit të Institutit, Gözde KIYICI dhe Dekania e Fakultetit të Shkencave Natyrore Suzana GOLEMI në fjalimet e mbajtura theksuan kuptimin dhe rëndësinë e ditës. Gözde KIYICI u shpreh se: “Në çdo vend ku gratë kanë mundësi të marrin pjesë në prodhim dhe qeverisje, ato marrin role aktive dhe shumë të rëndësishme në përpjekjet për zhvillimin social dhe se për çdo shtet është i pamundur zhvillimi, arritja e mirëqënies dhe demokratizimi i shëndetshëm pa punën dhe kontributin e grave.” Suzana GOLEMI në fjalën e saj tha: “Çdo lloj problemi ekonomik, social dhe politik që jetohet dhe është ekzistent në shoqëri ka lidhje me njëri tjetrin, rrjedhimisht ka lidhje edhe me problemet e grave. Vetëm me zgjidhjen e problemeve socio-kulturore që përjetohen nga gratë mund të arrihet në një lehtësim të zgjidhjes së problemeve të tjera.”

Pas fjalimeve u kalua në gostitje. Programi përfundoi me prerjen e tortës së përgatitur për gratë pjesëmarrëse në aktivitet.