“RGG Ayas” Takohet me Fëmijët e Shkodrës

Yazıcı-dostu sürüm

Me rastin e 23 Prillit-Ditës së Sovranitetit Kombëtar dhe Festës së Fëmijëve, në bashkëpunim me BKM (Qendra Kulturore Beşiktaş),  u realizua në kinema “Millennium” Shkodër shfaqja e filmit të parë vizatimor kinematografik turk “RGG AYAS”.

Filmi vizatimor, i cili ka si subjekt aventurat e Ayasit 6 vjeçar, më datë 23 prill 2018 u takua me audiencën e përbërë nga fëmijët.

Në ditën e shfaqjes së filmit, i cili u mirëprit me shumë interes nga fëmijët shkodranë, drejtori i Institutit Yunus Emre Shkodër Zafer Kıyıcı, në fjalën e hapjes ku theksonte kuptimin dhe rëndësinë e kësaj feste u shpreh se Turqia është shteti i parë dhe i vetëm që i dhuron një festë fëmijëve të botës dhe që e ndan këtë festë me mbarë botën. Drejtori i Institutit pasi foli shkurtimisht mbi përbajtjen e filmit  i uroi festën gjithë fëmijëve. Filmi vizatimor i ndjekur me shumë gëzim dhe entuziazëm shënoi një kujtim të paharruar tek fëmijët.