Nastradin Hoxha në Shkodër

Yazıcı-dostu sürüm

Nastradin Hoxha, fıgura që zë një vend të rëndësishëm në historinë e humorit turk u takua me qytetarët e Shkodrës në datat 19-20 Maj përmes humoristikeve dhe karikaturave.

Nastradin Hoxha i cili inicioi njeriun e Turqisë dhe të një përfshirjeje të gjerë të botës, të mendonte teksa i fliste me shpoti dhe humor, u kujtua dhe frymëzoi të flitej për të edhe në Shqipëri.

Në kuadër të aktivitetit që zgjati 2 ditë, karikaturisti i ftuar nga Turqia; Ahmet ALTAY bashkangjitur ekspozitës së karikaturës me temë “Nastradin Hoxha” zhvilloi edhe një organizim me punime të karikaturës në rrugën e Pedonales “28 Nëntori”

Në ditën e dytë të aktivitetit nën mjeshtërinë e aktorëve të teatrit të Shkodrës, u realizua shfaqja  “Nastradin Hoxha me historitë e tij”.

Në aktivitetet për Nastradin Hoxhën drejtori i zyrës së kulturës së Bashkkisë Akshehir, z. Ibrahim ÖNCEL, i ardhur nga Akshehiri; qyteti i Nastradinit, shprehi se si Nastradin Hoxha me mprehtësinë dhe historitë e tij kishte injektuar tek njerëzit shpresën për të jetuar dhe se si në filozofinë e tij vendin e pesimizmit ia kishte lënë optimizmit e shpresës.