“Karvanı Kulturor Nga Edırneja Në Mostar” Në Shkodër

Yazıcı-dostu sürüm

Programi i organizuar me rastin e 40 vjetorit të Unionit të Shkrimtarëve të Turqisë në kuadër të aktivitetit “Karvani Kulturor nga Edirneja në Mostar”, u realizua në Institutin Yunus Emre Shkodër, më datë 6 maj 2018.

Programi u hap me fjalën e Përfaqësuesit të Çështjeve të Arsimit pranë Ambasadës së Republikës së Turqisë në Tiranë Z. Asım SULTANOĞLU. Gjatë fjalimit, duke u uruar që udhëtimi i tyre në vazhdim të jetë sa më i begatë dhe i mbarë, ai u shpreh për miqtë e ardhur nga Unioni i Shkrimtarëve se; ashtu si në shtetet e tjera të Ballkanit edhe në Shqipëri ka qytete që mbartin gjurmë të osmanëve dhe se këto toka duhen vizituar patjetër.

Drejtori i Institutit Yunus Emre Shkodër Z. Zafer KIYICI gjatë fjalës së tij shprehu kënaqësinë që ndjen nga realizimi i këtij aktiviteti në territorin balkanas, si një territor që zë vend në qendrat e rëndësishme të arenës kulturore osmane duke theksuar kontributin e fuqishëm të aktivitetit në diplomacinë kulturore.

Ndërkohë që presidenti i nderit i Unionit të Shkrimtarëve të Turqisë D. Mehmet DOĞAN, u shpreh se Shkodra është stacioni i gjashtë i udhëtimit të tyre që nisi nga Edirneja më 30 prill, duke ndarë me pjesëmarrësit edhe vizitën e tij të mëparshme në Shkodër, bukuria e së cilës e kishte pushtuar pavarësisht qëndrimit të tij shumë të shkurtër; në rrjedhën e programit mbajtën fjalën edhe emra të rëndësishëm si sekretari i përgjithshëm i financës së Unionit të Shkrimtarëve të Turqisë Ahmet Fatih GÖKDAĞ, tregimtari Aykut ERTUĞRUL, tregimtari Necip TOSUN, Bünyamin YILMAZ, Memiş OKUYUCU dhe i shtuan ngjyra aktivitetit me interpretimet e tyre në poezi Mücahit KOCA, İsmail BOZKURT, Mehmet SARMIŞ.

Gjithashtu nga nxënësit e Institutit Yunus Emre Shkodër, Blerta MLLOJA interpretoi poezinë “Të turpërohen” të Necip Fazıl KISAKÜREK ndërsa Omer FUÇIA interpretoi në shqip poezinë e trashëguar gojë më gojë në Shqipëri: “Është e jona Çanakalaja”.

Në programin ku u realizua edhe shfaqja e dokumentarit “Delegacioni shkencor pas 100 vitesh në Çanakala” të Unionit të Shkrimtarëve të Turqisë, Bünyamin Yılmaz dhe Memiş Okuyucu  mbajtën fjalën e falenderimit.

Pas programit, i cili u mirëprit me pëlqim dhe kënaqësi nga shkodranët u realizua hapja e ekspozitës “Postera të Fotografive të 40 Vjetorit” të Unionit të Shkrimtarëve të Turqisë.

Karvani kulturor në ditën e VIII do të lëvizë nga Shkodra drejt Malit të Zi.