Filmi me titull “Shefi kërkon fund të lumtur” takohet me kinemadashësit shkodranë

Yazıcı-dostu sürüm

Instituti Yunus Emre Shkodër, ditën e premte, më datë 22 qershor 2018, në kinema “Millenium” Shkodër, mundësoi takimin e kinemadashësve me filmin “Shefi kërkon fund të lumtur”; filmi i parë i njëqid vjetorit të kinematografisë turke.

Filmi i realizuar me aktrim të emrave të mirënjohur si Tolga Çevik, Ezgi Mola, Murat Başoğlu, Erkan Can, Ersin Korkut, Ayşenur Yazıcı dhe Nusret Çetiner, u ndoq me interes nga shkodranët. Në daljen nga filmi kinemadashësit u shprehën se janë në pritje emocionuese të filmave të rinj, të ngjashëm me filmin e fundit mjaft argëtues dhe me të qeshura të shumta.

Skenari i filmit me regjizurë të Kıvanç Baruönü, i përket  Yılmaz Erdoğan. Në filmin, xhirimet e të cilit janë realizuar në Kapadokia, shpjegohen përjetimet e një skenaristi gjatë shkrimit të një historie dashurie me fund të lumtur sipas kërkesës së shefit të tij.

Instituti Yunus Emre Shkodër në bashkëpunim me kinema “Millennium” Shkodër do të vazhdojë edhe këtë vit të takojë me kinemadashësit shkodranë filma të suksesshëm turq, në kuadër të promovimit të kinematografisë turke. Filmi i ardhshëm do të transmetohet më datë 20 korrik 2018.