Aktiviteti “23 Prill Festa e Fëmijëve” në Vlorë-Shqipëri

24/04/2018

Më 17 prill 2018, ditën e martë, në kuadër të aktivitetit 23 Prill Festa e Fëmijëve, në portin e Vlorës, i dyti në Shqipëri për nga madhësia u realizua veprimtaria e Ebrusë.

Aktiviteti i realizuar me bashkëpunim të Institutit Yunus Emre Shkodër, Komandës së Forcave Detare Ushtarake Turke në Paşalimanı dhe Kryesisë së Grupit Shqiptar u zhvillua në kopshtin “Mustafa Kemal Ataturk” në Orikum/Vlorë.

Gjatë aktivitetet të realizuar posaçërisht për fëmijët e kopshit, nxënësit morën informacion mbi artin e Ebrusë. Me anë të kësaj veprimtarie duke përmirësuar njohuritë e tyre mbi ngjyrat patën mundësinë të shohin me anë të praktikimit edhe mënyrën se si modele të përftuara mbi ujë përcillen në letër. Në veprimtaritë e Ebrusë, të realizuar duke u interesuar me secilin prej fëmijëve, iu mundësua atyre një udhëtim i shkurtër drejt botës së artit.

Afërsisht 50 nxënës të kopshtit u mahnitën me Ebrunë që në prezantimin e tyre të parë me këtë art.